Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, tek bulevardi “Blu”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNDRYSHON VENDIMI NË KOSOVË, KRYETARI I TRANSPORTIT RRUGOR: QYTETARËT QË KTHEHEN NGA SHQIPËRIA NUK DO TË VETËKARANTINOHEN
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, PASDITJA SJELL VRANËSIRA NË ZONAT MALORE