Një aksident ku është përfshirë një autobus me pasagjerë sapo ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.

Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me trafik ndarësen. Drejtuesi i autobusit ka qenë në korsinë e parakalimit në momentin kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Nga të dhënat e para mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërsa pasagjerët janë transportuar me mjete të tjera.

Artikulli paraprakZHDUKJA E DOSJEVE TË KORRUPSIONIT,HETUESIT:ËSHTË THYER DERA
Artikulli tjetërSHQIPTARJA KAPET NGA POLICIA GREKE ME ÇANTEN ME MARIJUANE