Tre persona janë dëmtuar nga një aksident automobilistik në Fier.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kraps ku dy automjete, një Benz dhe një Volkswagen një makinë tip Volswagen, qw punonte si taksi janë përplasur me njeri-tjetrin.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë.

Ka qenë drejtuesi i automjetit tip Benz ai i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur dhe duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
3 personat e dëmtuar kane marrë edhe ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit.

Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.