Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT FATAL NË AKSIN LEZHË–RRILË, HUMB JETËN DREJTUESI I MOTOÇIKLETËS
Artikulli tjetërMOMENTI KUR U GODIT KREU I AKU SHKODËR RAMIR HADERI