Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Santorini të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës në Thira, por lajmi bëhet i ditur nga mediat greke vetëm këtë të premte.

Shqiptari 31 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur është përplasur me një tjetër motoçikletë, që drejtohej nga një 49-vjeçar. Pas incidentit, të dy janë transportuar në spital, por shqiptari ka ndërruar jetë.

Policia lokale ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.