Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën orët e para të së mërkurës, pas një aksidenti në një prej akseve kryesore të Athinës.

Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe u transmetuan nga televizioni Alpha.

Sipas Mediave, viktimat janë Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko, të moshës 60 dhe 65 vjeç. Aaksidenti ndodhi në rrugën nacionale Kifisos, kur një maune kaloi barrierat ndarëse të rrugës dhe kaloi në krahun tjetër, duke u përplasur me dy automjete ku ndodheshin dy viktimat.

Aksidenti ndodhi në orën 05,40 të së mërkurës. Drejtuesi 64 vjeçar i maunes është arrestuar. Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Në njërën prej makinave ka qenë dhe një tjetër shtetase shqiptare, me moshë 34 vjeç, e afërme e viktimës Guri. Ajo është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në pavionin e reanimacionit në spitalin Atikon.

 

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT, KOMISARIATET DO HETOJNË VRASJET, MARRIN PAVARËSI ‘RRUGORËT’
Artikulli tjetërFALSIFIKIMI ME PIJET ALKOLIKE, ‘ARREST ME BURG’ PËR BIZNESMENIN SHKODRAN