Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin Pukë–Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, B.P., është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakATENTATI NË RRILË TË LEZHËS, NDALOHET ME URDHËR TË PROKURORISË NJË POLIC
Artikulli tjetërNGJARJA NË RRILË, NDALOHET NJË POLIC DHE SHPALLEN NË KËRKIM 4 SHTETAS TË TJERË