Aksident i rëndë , betoniera masakron qytetarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një makinë betoniere ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me bicikletë, duke e aksidentuar për vdekje. Mjeti mësohet se ishte duke lëvizur në drejtim të Ujit të Ftohtë kur ka ndodhur aksidenti i rëndë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B. H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë. Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.