Dy shtetas shqiptarë dhe një grek kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Patra-Pirgos. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy shqiptarë të tjerë një burrë dhe një grua. Sipas mediave greke viktimat janë Christos Magkiras 51 vjeç fermer nga qyteti Lechaina dhe dy punëtorë shqiptarë, Neim Qamili 48 vjeç babai i 4 fëmijëve të mitur dhe Hava Majko 59 vjeçe, e cila gjithashtu punonte në bujqësi.

Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar. Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një kamioni, i cili ka dalë në kundërvajtje dhe është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi grek. Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMAQEDONIA DHE SERBIA FUTEN NË SHERR NGA KOSOVA
Artikulli tjetërEKSLUZIVE – PAMJET E NJË SKANDALI TË VËRTETË NË SHKODËR