Aksident në Fushë Krujë, makina përplas për vdekje të moshuarin

 

Një aksident pasditen e sotme i marrë jetën një 65-vjeçari, i cili është përplasur nga një makinë. Dod Muça ishte duke kaluar rrugën në fshatin Hasan në momentin që është përplasur nga një makinë tip ‘Fiat’ me targa AA 439 Ll.

I moshuari ka ndërruar jetë në vend nga aksidenti, ndërsa drejtuesi është shoqëruar nga policia.