Një 50-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur rreth mesnatës te se henes në superstraden Lezhë–Milot. Ngjarja ndodhi ne afersi te fshatit Markatomaj, ku automjeti me drejtues shtetasin Artur Prendi, 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin Gëzim Tuci, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ne vendgjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ndersa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit të automjetit i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.00 mg/l.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur pasi këmbësori ka ndërprerë në mënyrë të menjëhershme rrugën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Aksi Lezhë–Milot është një prej segmenteve me qarkullim të lartë të mjeteve, ku gjatë orëve të natës kërkohet një vëmendje e shtuar nga drejtuesit dhe këmbësorët për të shmangur ngjarje të tilla.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTEMPERATURA TË LARTA GJATË DITËS, QYTETET KU DO TË JETË MË NXEHTË/ PARASHIKIMI I MOTIT, 4 GUSHT 2026
Artikulli tjetër300 MLN DOLLARË HUA – DASH NJOFTON RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHQIPËRINË: DO TË FORCOJË MBROJTJEN EVROPIANE