Një aksident i rënde ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë pranë kryqezimit te Gjadrit. Dy automjete jane perplasur dhe dyshohet për dy të plagosur rëndë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQEVERIA MERR VENDIMIN, NGA JANARI PAGA MINIMALE RRITET
Artikulli tjetërBAHAMAS, SHTETI MË I RI QË NJOHU KOSOVËN, BEGAJ: MIRËNJOHËS!