Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave pranë qytetit Bilaspur, bëri të ditur zyrtari i lartë qeveritar, Sanjay Agarwal.

Agarwal tha se ndër viktimat ishte edhe drejtuesi i trenit të pasagjerëve, ndërsa bashkëdrejtuesja, një grua, u plagos rëndë dhe po trajtohet në spital. Rreth 20 persona të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor në spitalet e rajonit. Në një deklaratë, Indian Railways njoftoi se ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit. Autoritetet kanë ofruar gjithashtu ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe për të plagosurit, sipas Associated Press.

Zyrtari më i lartë i zgjedhur i Chhattisgarh, Vishnu Deo Sai, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga tragjedia. Përplasjet e trenave mbeten të shpeshta në Indi. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë çdo ditë me 14 mijë trenat e vendit përgjatë një rrjeti prej 64 mijë kilometrash. Në vitin 2023, një aksident i rëndë në lindje të Indisë shkaktoi mbi 280 viktima, duke u renditur ndër katastrofat më të mëdha hekurudhore në historinë e vendit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRUMP NJOFTOI ANULIMIN E SAMITIT, ORBAN: TAKIMI ME PUTININ NË BUDAPEST MUND TË NDODHË NË…
Artikulli tjetërMINISTRJA SPIROPALI TAKIM ME TË RINJTË E PROGRAMIT MEPJ