Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bolzano, Itali.

Një makinë ka përplasur një grup turistësh gjermanë, duke u marrë jetën 6 prej tyre, ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Valle Aurina, në Bolzano rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm.Në pranga ka rënë shoferi i makinës, një 28-vjeçar.

Sipas medieve italiane, disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke i hedhur njerëzit disa metra në ajër.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, nëse është ndonjë akte terrorist apo një aksident.

Artikulli paraprakAKSION ME RADARËT ‘TRUCAM’, PEZULLOHEN 176 PATENTA PËR SHPEJTËSI, GJOBA 235 SHOFERËVE
Artikulli tjetërAVNI MULA FESTON 92-VJETORIN, E BIJA, INVA MULA I BËN URIMIN SPECIAL