\ Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi autobusi që po barte një grup turistësh drejt një qendre skijimi, doli nga rruga dhe ra në humnerë në Japoninë qendrore.

Kryesekretari i kabinetit, Yoshihide Suga tha në një konference për shtyp në Tokio se 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur. Ai ka thënë se Ministria e Brendshme po heton aksidentin. Sipas mediave japoneze, thuhet se 19 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.  Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes në afërsi të qytetit të Karuizaëas në rajonin e Naganos, njëri nga destinacionet më popullore të skijimit. Në autobus gjendeshin 41 persona, përfshirë edhe dy drejtuesit. Nga të dhënat e para besohet se të 39 turistët ishin në gjumë kur autobusi ra në greminë.

Artikulli paraprakBRAZIL, SHPËRTHIM NË NJE DEPO MALLRASH AUTORITETET
Artikulli tjetërOKB: AFRIKA E ÇLIRUAR NGA EBOLA, POR SHËNOHET NJË VIKTIMË