STAR PLUS TV

SI PASOJË E KËTIJ AKSIDENTI KA MBETUR I PLAGOSUR NJË SHTETAS KROAT QË PUNONTE NË KOMAN. Rruga Shkodër Koman rikthehet serish ne qendër te vëmendjes për rrezikshmërinë e larte qe paraqet për drejtuesit e automjeteve.

Një aksident i rende është regjistruar mbrëmjen e se premtes ne ketë segment rrugor ne vendin e quajtur Mlloje ne ketë aks rrugor. Një mjet tip foristrade ka humbur kontrollin dhe ka rene disa metra poshtë ne humnere. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20-te të së premtes, ku si rezultat I këtij aksidenti ka pësuar lëndime të shumta, shtetasi kroat Nihat Gjokoviç i cili punonte në linjën e interkonjesionit Shqipëri Kosovë. Burime pranë vendin të ngjarjes bëjnë me dije se ka qenë vetë ky shtetas I cili ka kërkuar ndihmë pas aksidentit ku fatmirësisht thirrjet e tij janë dëgjuar nga banorë të zonës të cilët e kanë ndihmuar atë që të dalë nga makina dhe të transportohet më pas në spitalin rajonal të Shkodrës. Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se ky shtetas ka pësuar dëmtime të shumta por paraqitet jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor I policisë së Shkodrës, i cili po zbardh edhe rrethanat e këtij aksidenti ku në bazë te hetimeve paraprake mësohet se shkak ka qenë manovrimi I gabuar, mungesa e sinjalistikës dhe errësira në rrugë.

 

 

 

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/eqYOOw_sfMw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“SHQIPËRIA NË HAPËSIRËN FRANKOFONE”
Artikulli tjetërBOMBULA E GAZIT, SHKRUMBOHET KATI I TRETË I BANESËS