Aksident i rëndë pranë kthesës së Kamzës, përmbyset makina

Një aksident i fortë automobilistik ka ndodhur tek kthesa e Kamzës pasditen e së dielës, kur një automjet tip Volkswagen duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në oborrin e një pallati pranë rrugës. Makina ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë duke përfunduar në oborrin e pallatit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona.