Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek “Dogana” ku mësohet se ka humbur jetën një grua.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktimë e këtij askidenti është një 61 vjeçare nga Kukësi e cila në momentin tragjik ka qënë duke kaluar rrugën me burrin e saj. Pavarësisht se R. Gjeta u nis me urgjencë drejt spitalit, ajo ndërroi jetë gjatë rrugës. Viktima i ka ndërprerë rrugën automjetit, ndërsa nuk ishte duke kaluar tek vijat e bardha. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.