Aksident i rëndë, vajza në luftë me vdekjen

Dy të rinj, një vajzë 29 vjeçe dhe një djalë 32 vjeç janë plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia: Mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga vajza S.Gj. ka dalë nga rruga Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit banuese në Mirditë, dhe R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Të dy janë transportuar në spitalin e Kukësit. Sipas burimeve spitalore 29-vjeçarja S.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa gjendja e 32-vjeçarit është jo kritike. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.