Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në aksin Lezhë-Kallmet në vendin e quajtur Rraboshtë.

Policia rrugore konstatoi se është përplasur një automjet tip BMW me drejtues shtetasin Shyqiri Balaj, me një mjet furgon Benz, me drejtues Aleksandër Gjonoca. Fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë 49 vjeçari Balaj, banues në Lezhë, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën e Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë pak orë më vonë. Nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe një 72 vjeçare me iniciale M.N, që ndodhej në mjetin furgon, e cila është transportuar gjithashtu në Spitalin e Traumës në Titanë. Drejtuesi i mjetit furgon shtetasi Aleksandër Gjonoca, 46-vjeç, banues në Lezhë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për procedura të mëtejshme të arrestimit.

Artikulli paraprak“KULTIVIM I NARKOTIKËVE”, ARRESTOHET 54-VJEÇARI NË MALËSI TË MADHE
Artikulli tjetërMESFUSHORI I PARTIZANIT: NDAJ VLLAZNISË SYNOJMË TRI PIKËT