Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Itali, orët e vona të së dielës. Sipas raportimeve të medieve lokale, viktima është Vinçenco Halili, 25 vjeç, shtetas italian, por me origjinë shqiptare.

Ai ishte duke lëvizur i vetëm me makinë, kur rreth orës 23, në komunën Castiglione della Pescaia, automjeti u përplas dhunshëm me mbrojtëset metalike të rrugës. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Po mbrëmjen e djeshme, një 28-vjeçari shqiptar humbi jetën në Siracuzë të Italisë, pasi u përplas nga një automjet.