Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Liverpool, ndërsa viktima, rreth të 30-tave, ishte pasagjer në BMW. Makina ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa po ndiqej edhe nga një automjet i policisë.

Në pamjet e publikuara nga “Daily Mail”, BMW-ja duket totalisht e shkatërruar, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i saj ka mundur të mbijetojë, por është vënë menjëherë në pranga nga policia.

Artikulli paraprakMORI LEJE NGA BURGU DHE KREU VRASJE, NËN HETIM DY PUNONJËSIT E BURGUT TË PEQINIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, PËRPLASEN 2 MAKINA, 5 TË PLAGOSUR