Një aksident i trefishtë u regjistrua mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë- Milot, ku u përfshinë një mjet transporti nxënësish autobus dhe dy autovetura. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta në afersi të Shënkollit, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme materiale.
Nxënësit të cilët ishin në autobus vijuan rrugen me mjete të tjera, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i treti që ndodh brenda 24 oreve në rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës, me një bilanc 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.
Po në superstraden Lezhë-Milot një këmbësor 75-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet një natë më parë, ndërsa aksidenti tjeter ndodhi mesditen e së enjtes pranë mbikalimit të Patokut në Kurbin.