Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, tre të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në superstradën Lezhë–Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës. Tre automjete, mes të cilave edhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i mjeteve është rënduar ndjeshëm në të dyja kahët e superstradës, duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e trafikut.

Artikulli paraprakQYTETARËT VLERËSOJNË LIRIMIN E HAPËSIRAVE NË PERASH
Artikulli tjetërPROBLEME NGA MOTI I KEQ NË LEZHË