Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Rreth orës 20:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, një automjet tip “Land Rover”, me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.