Aksident masiv, 20 mjete përplasën duke vrarë një grua dhe plagosur dhjetëra

Një grua ka mbetur e vdekur në një aksident masiv në Oxfordshire, Britani ku u përplasën 20 automjete. 15 persona janë duke u trajtuar për plagë dhe gërvishtje ndërsa një tjetër është në gjendje tejet të rëndë. Imazhet në mediat sociale treguan automjeteve të dëmtuara keq dhe të shpërndara nëpër rrugë pas përplasjes që ndodhi të mërkurën në mëngjes. Një fugon mund të shihet me kokë poshtë në një hendek. Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancave tha se disa persona janë plagosur rëndë. Tre ambulanca, tre automjete të shpejta për ndihmën e parë dhe një helikopter janë në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët thanë se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së trashë dhe rrugës që ishte mbuluar me akull, shkruan “The Independent”. Një pjesë e rrugës në afërsi të qytetit të Witney është mbyllur, ndërkohë që autoritetet po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar të plagosurit.

Artikulli paraprakVDES 45-VJEÇARI TEKSA UDHËTONTE ME BIÇIKLETË
Artikulli tjetërEMIGRANTI SHQIPTARI DËNOHET ME 2 VITE BURG : SHES HEROINË SEPSE JAM I DETYRUAR…