Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë lënduar katër persona.

Policia njofton se ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.