Ishin nisur për të shkuar në dasëm por kanë përfunduar duke u aksidentuar. Festa e tre shtetasve që ishin të ftuar në ceremoninë matrimoniale të një çifti nuk ka shkuar shumë mirë sepse përpara se të hynin në banketin e dasmës janë aksidentuar.

Nga sa mësohet në këtë aksident janë përfshirë 4 persona, 3 prej të cilëve dasmorë. Burime pranë spitalit rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se shtetasit e aksidentuar kanë marrë dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë rreth orës 12:00.

Një mjet tip golf me targë AA 854 ED ngjyrë gri ku ndodheshin 3 dasmorët i ka prerë rrugën një mjeti tip BENZ me targë AA 445 DP ngjyrë gri duke sjellë kështu edhe përplasjen mes tyre. Nga ky aksidenti makina tip Benz ka përfunduar në kanal ndërsa mjeti tip Golf në anë të rrugës.

Menjëherë 4 shtetasit e aksidentuar janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku kanë marrë edhe ndihmën e parë duke qenë jashtë rrezikut. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë edhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Sipas burimeve pas aksidentit dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës 3 dasmorët janë rikthyer në banket duke marrë pjesë në ceremoninë matrimoniale në të cilën ishin ftuar.

Artikulli paraprakRAMA: NUK ËSHTË KOHA PËR TË BLLOKUAR RRUGËT
Artikulli tjetërZHBLLOKOHEN RRUGËT, BASHA KA NJË MESAZH PËR RAMËN