Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Tre prej të lënduarve po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ndërsa njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSITUATA ME ZJARRET NË VEND, MINISTRIA E MBROJTJES: 33 VATRA NË 24 ORË, 8 MBETEN AKTIVE
Artikulli tjetërRINGRIHET KISHA E SHËN GJERGJIT NË RRAS TË BUTË