Një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë në një mur rrethues te nje objekti. Si pasojë e aksidentit te ndodhur ne aksin rrugor Balldre-Torovice ne Lezhe, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzene.

Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakRAMA VIZITË NË ITALI, TAKOHET NESËR ME KRYEMINISTREN GIORGIA MELONI
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË AKSIN BALLDREN–TOROVICË, POLICIA JEP NJOFTIM ZYRTAR