
Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe tre të plagosur u regjistrua mbrëmjen e se merkures në superstraden Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Dajç.Nje automjet u perplas me nje trajler dhe per pasoje humbën jetën bashkëshortët Luan Çiço, 60 vjeç, dhe Refije Çiço, 56 vjeçe. Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhen vajza e tyre Alketa Çiço, fëmija i saj 3-vjeçar, si dhe drejtuesi i mjetit, Klevis Çuçi, i cili raportohet të jetë gjendje te rende per jeten.
Të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti nga banorë të zonës dhe forcat e policisë, dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha.
Drejtuesi i trajlerit është identifikuar si shtetasi Seid Islamoviç, 18 vjeç, banues në Novi Pazar, Serbi. Ai është shoqëruar nga policia dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, pasi dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalim i gabuar i trajlerit i cili u përplas me një automjet tip fuoristradë, që më pas doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.






