Aksident me katër të plagosur në rrugën Elbasan-Peqin

Përplasja fatale mes dy automjeteve ka shkaktuar një aksident me pasojë plagosjen rëndë të katër shtetasve në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr. Automjeti tip Bens me targë AA 050 EY drejtuar nga I. N. 61 vjeç banues në Fier është përplasur me mjetin tip Renault me targë AA 615 MC drejtuar nga J. Dhima 35 vjeç me banim në Durrës. Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët me inicialet E.N. 31 vjeç banues në Fier si dhe M.N. 59 vjeç banues në Fier, transmeton infoelbasani.al. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve spitalore, ata kanë pësuar politraumë dhe ndodhen në gjendje serioze për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët. Sipas të dhënave të para shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe moti me lagështi. Po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Artikulli paraprakÇUDIA E SHQIPTARES, FSHIHET NË MOTORIN E FURGONIT PËR TË MBËRRITUR NË ANGLI
Artikulli tjetërKOMANDO E ARMATOSUR SULMON SPITALIN USHTARAK, 2 TË VDEKUR