Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur “Ura e Bardhajve” ku drejtuesi i një mjeti tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

Si pasojë janë përplasur dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.