Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të se martes, ne superstraden Lezhe-Milot, prane kryqëzimit te Rrilës.Sipas policise rreth orës 03:30, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme viktimës, por Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit I. M., 46 vjeç. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.Ndërkohë, vijojnë verifikimet për identifikimin e këmbësorit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Lezhës, e cila po ndjek çështjen për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikulli paraprak“LULISHTJA E PAZARIT” E PREFERUARA E SHKODRANËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË