Një aksident I rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Velipojë – Shkodër. Një 74vjeçar ka përplasur një shtetas I cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes 67 vjeçari F.K ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit B.P, banues në Shirq.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi L. M., 82 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. F., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. M., 67 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike si dhe F. B., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMIRATOHET BUXHETI 2026 I BASHKISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërARRESTOHET NË MAL TË ZI,EKSTRADOHET 31-VJEÇARI NGA LEZHA