
Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur ne autostraden Milot-Thumane, prane Fushe-Mamurrasit. Një automjet ka perplasur per vdekje nje kembes qe po kalonte rrugen. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisut hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti, i cili eshte i dyti qe ndodh gjate dites se sotme ne rruget qe pershkojne qarkun e Lezhes me nje bilanc dy te vdekur.
Kurbin / Informacion paraprak
Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






