Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë. Rreth orës 22:10, policia ka marrë njoftim se në rrugën nacionale Lezhë-Milot ndodhej një shtetas i shtrirë në tokë. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se një mjet ka përplasur shtetasin me iniciale N.Q., 53 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, i cili ka ndërruar jetë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin.