Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, në Mirditë. Viktima është 46-vjeçari Kujtim Aliu nga Kosova, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pas përplasjes nga një automjet.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, kur sipas të dhënave paraprake, këmbësori është goditur nga një automjet që drejtohej nga një shtetase kosovare me inicialet N. R., e cila po lëvizte në këtë segment rrugor. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 46-vjeçarit dëmtime të rënda në trup.Menjëherë pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugësDrejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale në lidhje me rastin. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI 45-VJEÇARI NË MIRDITË
Artikulli tjetërMARJANA KOÇEKU IKËN NGA PS,’’DO JEM DEPUTETE E PAVARUR’’