Një burrë, i cili mesditën e sotme u përplas nga një automjet në Durrës, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit.

Një mjet tip Opel, me drejtues shtetasin A. D., banues në Berat përplasi këmbësorin 55 vjeçar, me iniciale A.S., i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTRAFIK KOKAINE SHQIPËRI-ITALI, DROGA TRANSPORTOHEJ ME LINJA AUTOBUSI
Artikulli tjetërNXIRRET NGA LUMI VALBONË TRUPI I 35-VJEÇARIT