Aksident me vdekje, humb jetën 55-vjeçari shoferi largohet

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës. Në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti, shtetasi Dh. V., 55, vjeç banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar për vdekje, nga një mjet. Policia thotë se mjeti pasi e ka përplasur viktimën, është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos u diktuar nga njeri. Fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA GJEN KANABIS DHE HEROINË ,ARRESTOHEN 3 PERSONA
Artikulli tjetër30-VJEÇARI KAPET ME 2 MINA ME TELEKOMANDË