Një grua 65-vjeçare nga fshati Shtëpanjë i Cerrikut ka humbur jetën sot e goditur me makinë nga një 23-vjeçar, bashkëfshatar i saj. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Shtëpanjë.

Autori A.Xh. 23 vjeç ishte duke drejtuar një “Fiat” me targa AA 461 EN kur e ka përplasur gruan me iniciale F.Xh. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.