Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Vrakë.

Viktima eshte 66 vjeçari Xheladin Ivziku është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Shkodër – Koplik, ne fshatin Vrake.Automjeti e ka përplasur të moshuarin duke i shkaktuar dëmtime të rënda për pasoj ky i fundit nuk ka mundur të mbijetoje.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet mbi shkaqet e përplasjes, duke bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.Një automjet ka përplasur një udhëtare me biçikletë.“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip Ford ka përplasur një këmbësor, shtetasin Gj. I. 66 vjeç banues në fshatin Shtoj Ri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe po transportohet në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër”, sqaron policia. 

Drejtuesi i mjetit shtetasi Emiljano Zeneli 35 vjeç, banues në Malësi e Madhe po shoqërohet në ambientet e policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakDJALI TENTON TË HEDHË BABAIN NGA KATI I TRETË I PALLATIT
Artikulli tjetërPOLICIA NDJEK GOMONEN DYSHOHET E NGARKUAR ME DROGË