lajmi i fundit

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakZGJEDHJET/ PËRFUNDON AFATI, 11 SUBJEKTE DORËZOJNË LISTAT ME NGA 186 EMRA
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË GJATË OPERACIONIT TË POLICISË NË LAÇ