Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË 100 AFGANËT E PARË NË KOSOVË, OSMANI E KURTI DALIN I PRESIN NË AEROPORT
Artikulli tjetërMBËRRIJNË 150 QYTETARË AFGANË NË AEROPORTIN E RINASIT, STREHOHEN NË QYTET STUDENTI DHE NË DURRËS! NË TOTAL NË VEND JANË AKOMODUAR 607 EMIGRANTË