Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti me drejtues shtetasin Rr. Gj., rreth 61 vjeç, banues në fshatin Dajç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. M., rreth 25 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Xh.M, 25 vjeç, ka humbur jetën.Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakLEZHË, DREJTONTE MJETIN PA LEJE DREJTIMI DHE I DEHUR, ARRESTOHET 36-VJEÇARI
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET LUFTA E ÇANAKALASË