Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Lezhë ku një kalimtar është përplasur nga një automjet. Viktima ishte duke kaluar rrugën kur u aksidentua për vdekje nga makina. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje