Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Shoferi i mjetit, P.Gj humbi jetën si dhe u plagos pasagjeri 27-vjeçar N.Gj.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakHYRJA ME KUSHTE DHE NË MAQEDONINË E VERIUT, NGA 1 SHTATORI DUHET CERTIFIKATË VAKSINIMI, TEST PCR OSE ANTIGEN, PËR TRANZIT PLOTËSOHET DEKLARATA NË KUFI
Artikulli tjetërNDËRRON JETË KRYETARI I ORGANIZATËS AANO, META MESAZH NGUSHËLLIMI: VDEKJA E PARAKOHSHME E GJON LULGJURAJT ËSHTË HUMBJE E MADHE PËR KOMUNITETIN SHQIPTARO-AMERIKAN