Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.

Një automjet ‘Audi’ është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti,

që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara që po lëvizte drejtuesi i automjetit, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe të përplaset me shtyllen e ndriçimit të rruges.

Artikulli paraprakNË KËTË MOMENT MIRËQENIA JUAJ FIZIKE DHE MENDORE LUAN NJË ROL KRYESOR… HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërTAKIMI I RAMËS ME SHQIPTARËT NË ATHINË, MEDIAT GREKE: DO SHOQËROHET NGA QINDRA FORCA POLICIE