
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Hani Hotit-Vermosh”, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor. Si pasojë një shtetas ka mbetur i plagosur.
DVP Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, automjeti me drejtues shtetasin L. S. është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin P. P.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






