
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kesaj te merkure në afërsi të fshatit Borizanë, në rrugën e vjetër Laç–Fushë-Krujë.
Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik: një e vdekur dhe tre persona të plagosur rëndë.
Viktima është Bedrie Saja, e cila ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndersa te plagosur kanë mbetur Idriz Saja, Lindita Saja, si dhe drejtuesja e mjetit tjetër, Malvina Kani. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga veprimet paraprake hetimore te policise, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, por dinamika e plotë e ngjarjes është ende në verifikim nga Policia Rrugore.Sipas te dhenave të katër personat e përfshirë në aksident janë banorë të zonës së Fushë-Krujës.